Abdixhiku e nxjerr sloganin e Ibrahim Rugovës, pasi Tahiri përfundoi në krahët e Kurtit - NACIONALE

Abdixhiku e nxjerr sloganin e Ibrahim Rugovës, pasi Tahiri përfundoi në krahët e Kurtit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim”, ishte sllogani I famshëm i liderit historik të Kosovës e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Tash, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku pasi ka hasur në një problem të pakuptimt, ku njëri nga kandidatët për kryetar të Komunës, ai I Vushtrrisë, pa e pyetur bëri koalicion me kundërshtarin kryesor të Abdixhikut dhe LDK-së, Albin Kurti.

Lexojeni të plotë reagimin e Abdixhikut:

‘Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim.’

Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë.

Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë.

Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë.

Kemi nisur diçka të madhe.

Po e shohim që ju kemi pas.

Le të fitojmë tash!

Për helmin e madh ndaj Lidhjes, ndërsa, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime.

Kjo është pasuria më e madhe e jona.

Lajme të ngjashme