Abdixhiku ngushëllon familjen e Shyqri Nimanit: Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për të gjithë - NACIONALE

Abdixhiku ngushëllon familjen e Shyqri Nimanit: Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për të gjithë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjes së artistit, Shyqri Nimani.

Abdixhiku ka thënë që ndarja nga jeta e Prof. Shyqri Nimanit është humbje e madhe për gjithë popullin shqiptar!

U shua artisti i madh, mjeshtri që punoi për 16 orë në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, qytetari model e njeriu fisnik e atdhetar, Prof. Shyqri Nimani. Përmes artit të tij ai i ka dhënë një prekje të veçantë e artistike dokumentit historik të Republikës tonë, Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe do të mbetet përherë në historinë e shtetit tonë si gravues në pergamen e këtij dokumenti. Punët e tij janë admiruar për shkëlqimin e tyre estetik dhe përkatësinë kulturore që ato kanë shfaqur.” – ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje është shprehur se profesor Shyqri Nimani për shumë dekada me radhë ka edukuar e dhënë dije për shumë gjenerata, si themelues i degës së dizajnit grafik në Universitetin e Prishtinës dhe disenjator e krijues i shumë logove që sot e karakterizojnë kryeqytetin tonë Prishtinën dhe Kosovën.

Prof. Shyqri Nimani do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një artist i madh dhe pionier i dizajnit në Kosovë. Arti i tij do të jetë i gravuar përjetësisht në histori të Kosovës. Faleminderit profesor!” – ka përfunduar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme