Abdixhiku nga Malisheva: Ringritja e djathë kombëtare ka marrë formë e hov
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikur ka vizituar fshatin Trnjakë të Malishevës. Nga aty, ai është shprehur se ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marrë hov, dhe kulmon me 11 janar e shpërthen në festë më 9 shkurt.
E plotë:
Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm - për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite - shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!
Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!
Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!
Ju faleminderit për interesimin.
Ju faleminderit për pritjen.
Ju faleminderit për mbështetjen!