Abdixhiku nga Krusheva e Madhe: Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur - NACIONALE

Abdixhiku nga Krusheva e Madhe: Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shpërndarë fotografi nga fshati Krushevë e Madhe e Klinës, ku u prit nga familja Bekaj.

Sipas tij, “Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur.”

E plotë:

Asgjë si takimet me familjet kosovare. Sonte, qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikëpritjen e familjes Bekaj dhe kryetamiljarëve të këtij fshati.

Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë.

I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni.

Lajme të ngjashme