Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, i bashkohet PSHDK-ja - NACIONALE

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, i bashkohet PSHDK-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka arritur koalicion parazgjedhor me PSHDK-në.

Ai ka thënë se LDK e PSHDK do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PSHDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listes zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme