Abdixhiku: Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret - NACIONALE

Abdixhiku: Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar fjalimin e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku shpalosi një sërë shifrash tronditëse lidhur me tenderët njëburimorë që, sipas tij, kanë ndodhur në vend në tre vitet e fundit.

Abdixhiku bëri të ditur se për një periudhë prej tre vitesh, në mesatare çdo ditë është dhënë një tender sekret.

"Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret. 781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet.‼️
Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri. Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muahbet të drejtëpërdrejtë",
tha ai.

Lajme të ngjashme