Abdixhiku në Lentnicë: Toleranca jonë është ndërshekullore, larg propagandës - NACIONALE

Abdixhiku në Lentnicë: Toleranca jonë është ndërshekullore, larg propagandës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me një postim në “Facebook”, ka shkruar se ka qënë pjesë e festimeve në Virgjiljen e Festës së të Ngriturit Zojës në Qiell në Letnicë të Vitisë.

Abdixhiku tha se Letnica ishte frymëzim dhe model i bashkëjetesës, larg propagandës, ndërsa thotë se toleranca jonë është ndërshekullore.

“Mbrëmë, me Sokolin, Antonin e Visarin, isha në Letnicë të Vitisë. Aty, nga mijëra qytetarë tanë, po kremtohej Vigjilia e Festës së të Ngriturit e Zojës në Qiell. Urova besimtarët katolik, pelegrinazhë nga e gjithë Kosova, por edhe jashtë saj, për këtë festë, siç urova dhe famullitarin Don Marjanin. Letnica mbrëmë ishte frymëzim e model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt, larg duhmës së ndarjes e propagandës. Bashkëjetesa jonë, në vetvete, është pasuri kombëtare. Toleranca jonë është vlerë ndërshekullore. Kultivimi i dyjave është detyrim jo vetëm human por edhe patriotik. Ju uroj të gjithë besimtarëve festë të bekuar dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë festim të këndshëm. Gjersa falënderoj Ipeshkvin Dodë Gjergji për fjalët e thëna e pritjen e ngrohtë ndaj nesh.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme