Abdixhiku në Klinë: Arben Limanaj është kandidati i ndryshimit dhe i përkushtimit qytetar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sonte një takim mobilizues në Klinë në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Arben Limanaj, dhe listës për asamblenë komunale.
Abdixhiku theksoi se Limanaj e sheh garën zgjedhore jo si një ambicie personale, por si mision për një Klinë më të zhvilluar, më të drejtë e më të barabartë.
Ai pranoi se shumë qytetarë kanë humbur besimin në politikë, por nënvizoi se ndryshimi është i mundur dhe fillon me një votë.