Abdixhiku në Forumin e Gruas: Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju - NACIONALE

Abdixhiku në Forumin e Gruas: Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë kësaj të diele ka zhvilluar aktivitet në Forumin e Gruas së kësaj partie.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shkruar mbi parimet ideologjike të partisë që udhëheq, si dhe u ka bërë thirrje grave të angazhohen në projektin e tij politik, “Rruga e Re”.

E plotë:

Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

Si parti e qendrës së djathtë , ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.

Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë.

Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju

Lajme të ngjashme