Abdixhiku: Ndihma ndaj biznesit është ndihmë ndaj shoqërisë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me vizitat e tij nëpër biznese të ndryshme në Kosovës.
Se fundi, ai ka vizituar në kompaninë ‘Dimali Tex’, e cila ka mbi 120 punëtore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihma ndaj biznesit është ndihmë ndaj shoqërisë.
“Këtë herë pata rastin të vizitojë një të tillë në Therandë. ‘Dimali Tex’ kishte mbi 120 punëtore - pra kryesisht gra - gjersa i gjithë produkti i përpunuar aty eksportohej drejt e në Gjermani. Mes mijëra fjongove të përpunuara e gjithë rrahjeve të makinave të qepjes që s’pushonin aty, pata nderin të flas dhe me gratë punëtore. Ato mbanin 120 familje me punën e përditshme të tyre. Dhe pikërisht në këtë model qëndron dhe mjeshtëria e avancimit tonë ekonomik. Biznese vendore të shëndosha me punëtorë e punëtore që mbajnë ekonomitë familjare në përditshmëri. Prandaj dhe ndihma ndaj biznesit është ndihmë ndaj shoqërisë”, ka shkruar Abdixhiku.