Abdixhiku: Moslejimi i bizneseve për vendosjen e paneleve solare, paradoks në vete - NACIONALE

Abdixhiku: Moslejimi i bizneseve për vendosjen e paneleve solare, paradoks në vete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që një biznesi nuk i lejohet të prodhojë me diell më shumë se 100 kilovat energji në orë.

Gjatë vizitës që sot ai ka bërë fabrikës së vajit “Floil”, ai ka thënë se shteti në njërën anë nuk i ofron rrymë, në anën tjetër nuk i lejon bizneset ta marrë atë rrymë nga dielli.

Ai ka thënë se se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon ku një biznes nuk mund të barazojë më shumë se 100 kilovat energji. Pra, në njërën anë nuk i ofrohet rrymë, në anën tjetër nuk mund ta shfrytëzojnë alternativën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një paradoks në vete.

Postimi i plotë u Abdixhikut:

NJË SHEMBULL BIZNESI

NJE PARADOKS SHTETI

Vizitën në Gjilan e vazhduam tek prodhuesi i vetëm i vajit ushqimor në Kosovë. Berati, dhe të 138 e punëtorët e fabrikës së tij “Floil” mund të përpunojnë deri në 100 mijë litra vaj në ditë. Me këtë ata mbulojnë rreth 30% të tregut të vendit tonë.

Kompanitë si këto janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës. Ato, pronarët e punëtorët e tyre, në vend të sulmeve publike që i marrin rëndom kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Gjatë vizitës në fabrikë kuptova nga afër për dëmet e mëdha që ndërprerja e energjisë për një kompani si kjo krijon. Dhe për paradoksin më të madh të mundshëm, Beratit nuk mund sot të vendosë panele solare që do të furnizonin në plotni me energji këtë fabrikë dhe energjinë tepricë ta kthejë në rrjet. Kosova mbetet i vetmi vend në rajon ku një biznes nuk mund të barazojë më shumë se 100 kilovat energji. Pra, në njërën anë nuk i ofrohet rrymë, në anën tjetër nuk mund ta shfrytëzojnë alternativën.

Do t’i kërkojmë Qeverisë dhe Rregullatorit të ndryshojë këtë paradoks të pakuptimtë dhe të rrisë pragun e lejuar deri në 1000 kilovat. Ministrave të vendit, ndërsa, të dalin nga komforti i zyreve të tyre, e të flasin ngushtë me prodhuesit tanë që problemet bazike të tyre e punëtorëve të tyre t’i zgjidhin me prioritet. Sektori privat është partner.

Lajme të ngjashme