Abdixhiku mes bashkëatdhetarëve: Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re! - NACIONALE

Abdixhiku mes bashkëatdhetarëve: Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se "Puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë" pas një tubimi me bashkatdhetarët para Selisë Qendrore të Lidhjes Demokratike.

Postimi

Mes bashkatdhetarëve tanë, pranë Selisë Qendrore të Lidhjes Demokratike, në takimin e përvjetshëm tashmë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetarë që frymon djathtë!

Puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë! Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës. Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!

Ju faleminderit secilit që nderuat këtë takim!

Le të bëhemi bashkë! Le të ringritemi si një!

Lajme të ngjashme