Abdixhiku me Tërnavën në iftarin e fundit të Ramazanit: Ky muaj të jetë mësim e rikujtim për më shumë solidaritet - NACIONALE

Abdixhiku me Tërnavën në iftarin e fundit të Ramazanit: Ky muaj të jetë mësim e rikujtim për më shumë solidaritet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Iftarin e fundit të Ramazanit të sivjetmë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e priti me Myftiun Naim Tërnava dhe një delegacion të Bashkësisë Islame.

“Le të shërbejnë ky muaj, si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në vendin tonë”, tha Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sonte me bashkëpunëtorë, e pritëm iftarin e fundit të këtij Ramazani, së bashku me Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Dhe nga këtu, nga ky iftar, më lejoni të uroj të gjithë ata që agjëruan, me shpresë se kjo sakrificë u është pranuar nga Krijuesi.

Le të shërbejnë ky muaj, si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në vendin tonë.

Qytetarët tanë gjithmonë janë shquar për vlera humane e vëllazërore duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të mirëmbajmë këto vlera dhe përtej këtij muaji të shenjtë.

Lajme të ngjashme