Abdixhiku me Sarrazanin: Me LDK-në në pushtet rikuperohet pozicioni i rënduar i shtetit - NACIONALE

Abdixhiku me Sarrazanin: Me LDK-në në pushtet rikuperohet pozicioni i rënduar i shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perënimor, Manuel Sarrazin, me të cilin, mes tjerash, kanë biseduar për nismën e Procesit të Berlinit, për çka i pari i LDK-së u zotua se me eventualitetin e ardhjes së tyre në pushtet do të “rikuperohet pozicioni i rënduar” i shtetit.

Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!”, ka shkruar Abdixhiku në njoftim.

Postimi i plotë:

Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. 🇩🇪🇽🇰

Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës.

Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty.

Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht - fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!

Lajme të ngjashme