Abdixhiku: LDK është e fortë si guri, më e bashkuar se kurrë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai si kryetar dhe anëtarët e tjerë të partisë, dëgjojnë vetëm kërkesat e votuesve të LDK-së.
Abdixhiku në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se “Zot për ne janë votuesit tanë”. “Për ne është shumë e rëndësishme ajo çka mendon votuesi ynë. Ata janë zot për ne. Ne përfaqësojmë kërkesat e votuesve tanë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që i janë drejtuar LDK-së, duke se partia e udhëhequr nga ai është më e bashkuar se kurrë.
“Ju garantoj se LDK është guri, është unike, kurrë më e bashkuar s’ka qenë”, ka thënë Abdixhiku.