Abdixhiku: Kush kërkon zgjedhje, është i çmendur - NACIONALE

Abdixhiku: Kush kërkon zgjedhje, është i çmendur

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kushdo që kërkon zgjedhje të reja “është i çmendur".

Ai tha se vendi ka nevojë për stabilitet politik si vlerë bazike dhe se partitë politike duhet të orientohen drejt këtij qëllimi.

“Duhet patjetër të ketë institucione. Absolutisht, kush kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në Rubikon.

“Kushdo që do zgjedhje të reja, edhe njëherë, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës. Pra, partitë politike, duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike, si parim bazik”.

Lajme të ngjashme