Abdixhiku: Kurti duhet të shkarkojë Berishajn dhe të kërkoj falje për lartësimin e Ivanoviqit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosshkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe për glorifikimin që ai i ka bërë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Kurti duhet të shkarkojë Berishajn dhe të kërkoj falje për lavdërimet që ia ka bërë ish-politikanit serb, i cili dyshohet për krime ndaj shqiptarëve.
Sipas tij, këto dy çështje janë skandale të Qeverisë Kurti.
“Sot, në këtë kuvend, i kam dy kërkesa. Shkarkim të parin dhe mbajtje përgjegjës gjithsecilin të ndërlidhur me të. Kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës nga kryeministri i Kosovës. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku.”, ka pyetur Abdixhiku.
I pari i LDK-së ka kritikuar Qeverinë edhe për situatën në veri dhe qasjen e kësaj qeveria ndaj dialogut me Serbinë.