Abdixhiku: Kosova duhet ta marrë para Serbisë gazin amerikan, Vjosa Osmani kyçe për këtë çështje - NACIONALE

Abdixhiku: Kosova duhet ta marrë para Serbisë gazin amerikan, Vjosa Osmani kyçe për këtë çështje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se është e domosdoshme që Kosova të lidhet me gazin amerikan para Serbisë.

Ai shtoi se kandidatja për Presidente nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka rol kyç në këtë iniciativë.

Në takimin që e patëm me kongresmenin amerikan këtu në Prishtinë, këtë çështjen e gazifikimit e folëm si prioritare. Pra gazifikimi është interes nacional dhe këtu presidentja Osmani ka rol të jashtëzakonshëm sepse ka qenë e involvuar edhe me sekretarin Rubio sepse është çështje strategjike”, deklaroi Abdixhiku,

Lajme të ngjashme