Abdixhiku ka takuar Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të LDK-së Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.
Gjatë takimit sipas LDK-së, u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit.
Tutje në njoftim thuhet se Abdixhiku i foli norvegjezit edhe për idenë e tij për daljen nga kriza.
“Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend.” – thuhet aty.
E plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të LDK-së Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit.
Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesin Mathisen për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional.