Abdixhiku jep lajmin, djali i heroit Sali Çekaj i bashkohet LDK-së - NACIONALE

Abdixhiku jep lajmin, djali i heroit Sali Çekaj i bashkohet LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka njoftuar se Hysen Çekaj, djali i heroit të Kosovës, Sali Çekajt, është anëtarësuar në partinë e themeluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Në njoftim, Abdixhiku ka shkruar se Çekajn do ta kandidojnë për deputet nga mërgata.

Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se e djathta po bashkohet e po bëhet një.

I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun - që mbante me krenari emrin e heroit - i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik.

Hysen Çekajn do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega jonë në Gjermani. Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë” – ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme