Abdixhiku: Investimet në sport, mbesin prioritet i “Rrugës së Re”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Istogut.
Abdixhiku në shkrimin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar Klubin e Hendbollit KH Istogu dhe Palestrën e Sportit në këtë qytet.
Ai ka thënë se investimet në sport, janë prioritet i “Rrugës së Re”.
Shkrimi i tij:
Sot, gjatë ditës, qëndrova në Istog.
Vizitën e nisa me takim me strukturat udhëheqëse të Degës sonë këtu. Së bashku me Ilirin, shtruam planet e punës dhe organizimet e ardhshme partiake këtu!
Nga aty, vizitova Klubin e Hendbollit KH Istogu dhe Palestrën e Sportit në këtë qytet. Palestra po rinovohej si bashkëfinancim i Komunës dhe MKRS-së dhe do të shërbejë si shtëpi e sportit për vajzat dhe djemtë e Istogut.
Vajzat e KH Istogut, kanë bërë histori në ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar; duke u kualifikuar 7 herë në gara ndërkombëtare e duke arritur në 1/8 e finales. Investimet në sport, mbesin prioritet i “Rrugës së Re”.
Me Ilirin vizituam dhe punimet në rrugën ‘Bajram Gashi’. Ky segment pritet të përfundojë para sezonës.