Abdixhiku i pret në takim dy deputetë të Bundestagut gjerman - NACIONALE

Abdixhiku i pret në takim dy deputetë të Bundestagut gjerman

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Tilman Kuban dhe Jan Metzler, dy deputetë të Bundestagut gjerman.

Njoftimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetët e Bundestagut gjerman z. Tilman Kuban dhe Dr. Jan Metzler.

Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe deputetët gjerman diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Lajme të ngjashme