Abdixhiku i drejtohet mërgatës: Ejani masivisht më 28 dhjetor - NACIONALE

Abdixhiku i drejtohet mërgatës: Ejani masivisht më 28 dhjetor

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim online me nëndegët e partisë në diasporë.

Abdixhiku u ka bërë thirrje mërgatës që të vijnë masivisht më 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Ai tha se mërgata e di më mirë se kushdo se çfarë i mungon vendit dhe çfarë meriton Kosova.

E plotë:

Larg në distancë, afër në qëllim.

Sonte, me 84 nëndegët tona në Mërgatë, pata një takim online që më dha energji e besim për fundin e këtij viti politik.

“Ju faleminderit që mbajtët fjalën” - ishin fjalët që i dëgjova më së shpeshti nga ta. Dhe aty e kupton se sa drejt po ecim. Kur e mban fjalën, njerëzit vijnë pas; kur e mban fjalën, besimi bëhet shtyllë e pathyeshme; kur e mban fjalën, rruga e fitores hapet vetë.

“Ejani masivisht më 28 dhjetor” – ishte kërkesa ime për ta. Dhe unë e di që do të vijnë. Sepse Mërgata gjithmonë vjen kur bëhet fjalë për Kosovën.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Mërgata e vendosi LDK-në forcën e parë politike. Dhe këtë herë, Mërgata do të vijë sërish; me zemër, me përgjegjësi, me vullnet për ndryshim. Sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë i mungon vendit, çfarë meriton Kosova dhe pse duhet të bëhemi bashkë.

Na pret një betejë e madhe.

Na pret një ditë që vendos drejtim.

Na pret një moment ku fjala jonë bëhet votë dhe vota bëhet ndryshim.

Veprimtarë në mërgatë, ju faleminderit për angazhimin.

Tani, le ta bëjmë së bashku fitoren e 28 dhjetorit.

Lajme të ngjashme