Abdixhiku: I dëshpruam ndërkombëtarët, ramë në kurthin e Serbisë e Kurti nuk ka plan - NACIONALE

Abdixhiku: I dëshpruam ndërkombëtarët, ramë në kurthin e Serbisë e Kurti nuk ka plan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë që është duke e dhënë në Klan Kosova, ka thënë se Kosova ka dëshpruar ndërkombëtarët, kur ka vendosur të mos I dëgjoj ata për shtyerjen e afatit për targat.

Sipas Abdixhikut ky ishte kurth I Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën ka rënë Qeveria.

"Burimi I problemit në veri është Beogradi. Kjo nuk është një qasje e re, sepse tendencat e Serbisë për destabilizim të Kosovës nuk janë të reja, por vazhdimësi e kësaj qasje edhe kriminale në veri.

Arsyja për këtë intensitet të ri, është angazhimi ndërkombëtar për

Kosova ka rënë në kurth të Serbisë. Kemi dëshpëruar bashkësinë ndërkombëtare, dhe po rrezikohet stabiliteti në veri.

Partnerët ndërkombëtarë, gjithmonë e kanë potencuar se Kosova, ka të drejt dhe duhet të vendosë ligjshmëri në krejt territorin e Kosovës, ama gjithmonë pas kësaj ishte një por.

Dhe kjo por, kishte të bënte me atë se ndërkombëtarët kërkonin kohë, për të qenë garant të vendosjes së kësaj ligjshmërie, por qeveria vendosi të shkoj “solo”, pra vet."

Abdixhiku tutje ka thënë se shteti po dështoj ta shtrijë sovranitetin në veri, dhe më e keqja në krejt këtë situatë është sepse sipas tij, Kurti nuk ka plan.

"Shteti po dështon, të shtrijë këtë sovranitet, sepse në veri nuk ka policë të mjaftueshme, nuk ka prokuror e nuk ka gjykatës.

E më e keqja është se Kurti, nuk ka as plan për këtë situatë, këtë e kam vrejtur në takimin me të. Aty e pashë se sa serioze është situata, sepse Kurti nuk e ka asnjë plan". Ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme