Abdixhiku fton në takim kryetarët e degëve, a do të diskutohet për datën e zgjedhje të reja? - NACIONALE

Abdixhiku fton në takim kryetarët e degëve, a do të diskutohet për datën e zgjedhje të reja?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar sot në takim kryetarët e degëve të LDK-së.

Burimet e gazetës Nacionale brenda kësaj partie kanë bërë me dije se takimi do të mbahet pasdite.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e mbajtjes se këtij takimi.

Ajo që dihet është se takimi është ftuar një ditë pasi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Në këtë takim, i cili është refuzuar nga kryetari i LDK-së, është diskutuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme të ngjashme