Abdixhiku flet për Sunny Hill: Kudos organizatorëve, është brend dhe aset
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shkruar në lidhje me festivalin “Sunny Hill”, ku vetë ishte prezent në hapjen e tij.
Në shkrimin e tij, Abdixhiku e ka vlerësuar lartë këtë festival.
“Kudos organizatorëve që çdo vit i sjellin vendit artistë të mëdhenj - Bebe Rexha e Black Coffee - këtë herë; dhe kështu ndjenjën e normales me secilin vend tjetër. Kudos dhe Komunës e Keshilltarëve tanë Lokal, që dy vite më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndanë megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset!” – ka shkruar Abdixhiku, ndër të tjera.