Abdixhiku flet për mocionin e AAK-së: Mocioni realizohet kur ka vota, ju e dini fuqinë e opozitës - NACIONALE

Abdixhiku flet për mocionin e AAK-së: Mocioni realizohet kur ka vota, ju e dini fuqinë e opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të cilin e ka nisur AAK-ja.

Ai ka thënë se mocioni realizohet kur ka vota të mjaftueshme kundër Qeverisë në Kuvend.

Pas takimit me emisarët evropianë dhe amerikanë, i pari i LDK-së ka thënë se tani partia e tij nuk është e interesuar për beteja politike.

Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka gjasë, kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Pra, na nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë”, ka thënë Abdixhiku.

Javën e kaluar, AAK-ja ka nisur procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve për realizimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti.

Zyrtarët e AAK-së kanë bërë me dije se për këtë çështje do të konsultohet edhe me dy partitë tjera opozitare.

Lajme të ngjashme