Abdixhiku: Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim të tij në “Facebook”, uron Lukas Mandl dhe David McAllister për rizgjedhjen si eurodeputetë në Parlamentin Evropian.
Abdixhiku në postimin e tij, në mënyrë indirekte, i drejtohet edhe Qeverisë Kurti, duke thënë se: “Gjersa të tjerët angazhoheshin në organizimin e tubimeve për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja, në prill, u morr me përbashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të vendit”.
Kryetari I LDK-së, njofton se në biseda të ndara telefonike ka uuar David McAllister (CDU), dhe Lukas Mandl (OVP), për zgjedhjet e tyre në respektiv, duke thënë se fitorja e tyre është festë e jona.
Abdixhiku vazhdon me falenderime ndaj shqipëtarve që nëpërmjet votes së tyre, zëri ynë tani përfaqësohet në tempullin e demokracisë evropiane.
“Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje. Qendra e djathtë triumfoj me plot 186 ulëse në Parlamentin evropian, 10 më shumë se pesë vite më parë duke mbetur forcë dominuese në politikën kontinentale”, shkruan Abdixhiku.