Abdixhiku e lidh fatin e tij politik me Osmanin: Ku është Vjosa jam edhe unë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se e ka lidhur fatin e tij politikë me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Kur është pyetur mbrëmë në Ribikon, se ku do të jetë Vjosa Osmani pas zgjedhjeve, ai ka thënë se në LDK.
Më tutje, Abdixhiku ka bërë me dije se ku është ai do të jetë edhe Osmani dhe anasjelltas.
“Më LDK dhe ku jam unë edhe ajo. Ku është Vjosa jam edhe unë, jo vetëm në të dy, por gjithë ne që e përfaqësojmë këtë bindje”, ka thënë ai.