Abdixhiku deklarohet për kalimin e Doarsa Kicës në LDK: Është një nga deputetet profesioniste - NACIONALE

Abdixhiku deklarohet për kalimin e Doarsa Kicës në LDK: Është një nga deputetet profesioniste

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë.

Abdixhiku foli edhe për kalimin e deputetes Doarsa Kica Xhelili në Grupin Parlamentar të LDK-së, ku tha se do të bëhet e ditur me kohë nga vet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kreu i LDK-së tha se e vlerëson integritetitn dhe profesionizmin e deputetes Kica Xhelili.

“Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica Xhelili është një nga deputetet profesioniste që Kuvendi ka, ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova. Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha ai.

Ai shtoi se njerëz që kanë kredibilitet do të shkojnë në LDK.

Lajme të ngjashme