Abdixhiku: Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, fati i LDK-së vendoset në Kuvend - NACIONALE

Abdixhiku: Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, fati i LDK-së vendoset në Kuvend

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sërish rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Pas përfundimit të numërimit të votave, ai ka falënderuar 126.102 qytetarët e Kosovës që në këto zgjedhje i kanë besuar LDK-së.

Në profilin e tijnë “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar asnjë individ në këtë parti nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe reflektimi.

Sipas tij, çështjet e LDK-së nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit.

“LDK e asnjë individ nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe asnjë reflektimi; kjo na dallon. Dalim faqebardhë në secilin veprim tonin. Por njëkohësisht, dua të jem i qartë: LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit. Pas certifikimit të rezultateve, sipas Statutit dhe traditës sonë demokratike, do të mblidhet Kryesia e LDK-së; dhe pas saj, siç kam paralajmëruar natën e zgjedhjeve, do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së, aty ku vendosë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta. Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së. Aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse - mbi të gjitha të përgjegjësisë dhe të vizioneve tutje përpara”, ka shkruar ia, duke dhënë detaje tjera.

“Kjo është mënyra jonë. Kjo ka qenë gjithmonë LDK-ja: përgjegjësi, maturi, rend institucional dhe respekt për demokracinë e brendshme. Një fjalë të drejtpërdrejtë kam dhe për ata që sot po e godasin LDK-në nga jashtë: qëllimet e tyre nuk kanë qenë kurrë të mira, as për LDK-në e as për arritjen e një rezultati më të mirë zgjedhor. LDK-ja nuk ndërtohet me sulme nga jashtë, e as me gëzim për humbjen e saj. LDK është më e madhe se çdo individ, por edhe më e fortë se çdo zë që synon ta dobësojë. Ne do ta bëjmë fatin tonë, me qetësi, me ndershmëri dhe me përgjegjësi; siç i ka hije kësaj shtëpie politike e cila nuk braktiset e as nuk goditet në ditët e saja më të vështira”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme