Abdixhiku bën homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Abdixhiku ka thënë se projekti i Rugovës për Kosovë të pavarur e anëtarësim në NATO dhe miqësi me SHBA-në, është projekti i tyre edhe sot.
“Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot.” – ka thënë ai për mediet pas homazheve.