Abdixhiku, anëtarësisë së LDK-së: Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë - NACIONALE

Abdixhiku, anëtarësisë së LDK-së: Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është zotuar anëtarësisë së kësaj partie se “do t’i bashkojë të gjithë”.

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë:

“Anëtarësisë së Lidhjes,

Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.

Ata që kanë qëndruar gjithmonë.

Ata që janë larguar.

Ata që kanë heshtur.

Ata që ende besojnë.

Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.

Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”.

Lajme të ngjashme