Abbott pas takimit me Bislimin: Diskutuam për energjinë, ekonominë dhe ngjarjet e fundit - NACIONALE

Abbott pas takimit me Bislimin: Diskutuam për energjinë, ekonominë dhe ngjarjet e fundit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministri e Kosovës, Besnik Bislimi.

Abbott ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë energjetike për ekonomi dhe ngjarjet e fundit të krijuara pas tensioneve në veri të vendit.

Abbott ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për kohën në dimër.

Një diskutim i dobishëm me ZKM Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit. Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare për perspektivat e dimrit.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme