Abbott në përfundim të detyrës, përshëndetet me Haradinajn - NACIONALE

Abbott në përfundim të detyrës, përshëndetet me Haradinajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott është përshëndetur me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa po përfundon detyrën e tij në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott ka thënë se po hynë në javët finale të qëndrimit të tij në vendin tonë.

Takimin e parë përshëndetës ai e ka pasur me kreun e AAK-së.

“Një prej takimeve të para zyrtare si ambasador ka qenë me z.Haradinaj, i cili atë kohë ishte kryeministër dhe kemi reflektuar në shumë zhvillime prej atëherë”. – ka shkruar ai.

Tutje, Abbott ka thënë se do të jetë gjithmonë mirënjohës për gatishmërinë e Haradinajt për përpspektivën dhe këshillat, si dhe përkushtimin për lidhjet Kosovë-Britani e Madhe.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme