Abbott mirënjohës ndaj krerëve të shtetit për mesazhet ngushëlluese për Mbretëreshën Elizabeth - NACIONALE

Abbott mirënjohës ndaj krerëve të shtetit për mesazhet ngushëlluese për Mbretëreshën Elizabeth

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur mirënjohje ndaj krerëve të Kosovës pasi këta të fundit kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon me respektin që Kosova ka ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

“Kjo është dëshmi e respektit të thellë nga shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Abbott.

Lajme të ngjashme