Abbott mendon se s’do të ketë luftë të re në Kosovë: S’ka të ngjarë të ndodhë - NACIONALE

Abbott mendon se s’do të ketë luftë të re në Kosovë: S’ka të ngjarë të ndodhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka dhënë një intervistë të gjatë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ku ka folur për shumë tema.

Ai është pyetur nëse mendon se mund të ketë luftë të re në Kosovë. Abbott është deklaruar qartë se nuk beson se mund të ngjajë ndonjë luftë e re.

“Nuk mendoj ashtu, nuk mendoj, kur e shikoni mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova besoj se kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu”, tha Abbott në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme