Abazoviqi flet si kryeministër në detyrë: Jam krenar për punën - NACIONALE

Abazoviqi flet si kryeministër në detyrë: Jam krenar për punën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas një debati të gjatë e shumë të tensionuar, Parlamenti i Malit të Zi mori vendimin mbi Qeverinë Abazoviq. Ajo u rrëzua me 50 vota për e një kundër në mesnatën e sontme. Por, çka tha tashmë kryeministri në detyrë i Malit të Zi?

“Prej sot, situata është më e lehtë për ne – ky vend ose do të udhëhiqet nga kriminelët ose nga qytetarët. Ne jemi në anën e qytetarëve,” – u shpreh z. Abazoviq në fjalën e tij para gazeatarëve pasi humbi mocionin e mosbesimit në Parlamentin e Malit të Zi.

Ai u shpreh krenar për atë që tha se kishte bërë gjatë 100 ditëve në pushtet, dhe se do të kujtohej si “qeveria më e shkurtër, por që kishte detyrat më të vështira”.

“Jemi këtu për ta vazhduar luftën për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik,” - u shpreh ai.

Abazoviq po ashtu deklaroi se do të ishte kënaqësi për të që t’i bënte opozitë partisë së Gjukanoviqit – presidentit të Malit të Zi.

Lajme të ngjashme