Abazoviq për dialogun mes Kosovës e Serbisë: BE-ja duhet të jetë më konkrete
Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi, ka folur rreth pritshmërive pas zgjedhje evropiane.
Abazoviq ka theksuar se BE-ja duhet të jetë më konkrete në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për Euroactiv, ai ka kritikuar politikën e butë të BE-së.
“BE-ja duhet të jetë më konkrete...Nëse kemi gjithmonë këtë lloj politike shumë të butë, do të flasim ende për të njëjtën gjë pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha ai.