Abazoviq: Në samit u diskutua sulmi në Banjskë, nuk jemi në prag të ndonjë konflikti të ri
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abzoviq, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është diskutuar në takimin joformal të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Abazoviq tha se në takim janë përmendur edhe sanksionet për Serbinë.
Ai para mediave, pasi u nënshkrua marrëveshja për njohjen e disa profesioneve të reja mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha se u diskutua për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
“Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje (sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin”, tha ai.
Tutje, ai tregoi nësë është diskutuar nëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.
“Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel”, tha ai.
Kryeministri i Malit të Zi tha se Ballkani Perëndimor duhet me qenë i kujdesshëm që politikat pro ruse mos të jenë të pranishmë në rajon.
“Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë çmos që politikët pro evropiane të jenë domuniuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon” , tha ai, transmeton kp.
