Abazoviq mirëpret marrëveshjen: Duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon - NACIONALE

Abazoviq mirëpret marrëveshjen: Duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në Tëitter, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi mirëpret marrëveshjen e arritur mes dy vendeve fqinje.

Tutje, ka shtuar se “dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë”.

“Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”, ka shkruar Abazoviq.

Lajme të ngjashme