Abazi sërish i referohet Kusari-Lilës me "çadër" - përmend edhe senatorin Menendez - NACIONALE

Abazi sërish i referohet Kusari-Lilës me "çadër" - përmend edhe senatorin Menendez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, i përjashtuar së fundi nga Komisioni për Politikë të Jashtme, Haki Abazi ka komentuar çështjen e senatorit Menendez.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai përdori sërish gjuhë seksiste, duke apostrofuar direkt ushtruesen e detyrës së shefes së GP-së të VV-së, Mimoza Kusarit - Lilës.

Rastin e tij brenda VV-së e krahasoi me qëndrimin e senatorit Menendez për çështjen e Asociacionit.

Abazi fare në fund ironizoi duke thënë se ka harruar që Amerika është demokraci dhe me gjasë kjo është arsyeja pse Menendez del publikisht me qëndrim të kundërt me udhëheqësit e ShBA-së.

Më poshtë edhe postimi i plotë, teksa kujtojmë se Nacionale tërhiqet nga gjuha e përdorur nga deputeti në fjalë.

Lajme të ngjashme