Abazi në listën e AAK-së: Kam vendosur të jem krahu i Haradinajt - NACIONALE

Abazi në listën e AAK-së: Kam vendosur të jem krahu i Haradinajt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi ka folur pas kandidimit me AAK-në në listën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurti.

Ai ka thënë se me AAK-në ka vizionin më të qartë dhe se ka vendosur të jetë krah i Ramush Haradinajt.

“Kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu”, tha Abazi, duke folur tutje për bashkëpunimin e kahmotshëm me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Gjithçka që ka qenë në interes të vendit dhe të kombit tonë ka qenë pjesë e diskutimeve të përbashkëta, qoftë direkt me z. Haradinaj apo me kryetarin e grupit parlamentar, Besnikun. Unë kam vendosur që të jem krahu i z. Haradinaj dhe miqve këtu në AAK, përfshi z. Gjini si një model të një udhëheqjeje me dinamikë e me reforma të mëdha”, tha ai në konferencën për media.

Lajme të ngjashme