Abazi: Ekipi negociator duhet të zgjerohet - NACIONALE

Abazi: Ekipi negociator duhet të zgjerohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka kërkuar më shumë transparencë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se transparenca do ta fuqizonte Kosovën në raport me bashkësinë ndërkombëtare

Sipas tij, edhe ekipi negociator duhet të zgjerohet dhe të bëhet më gjithëpërfshirës.

Ekipi negociator duhet të zgjerohet, të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë komunikim të rregullt me publikun. Vetëm kështu mund të sigurohemi që marrëveshja do të jetë e mirë dhe pronësinë e saj do ta kenë qytetarët e vendit. Kjo kohë nuk është për triumfalizëm, kjo kohë është për unifikim të gjithmbarshëm”, ka thënë Abazi.

Deputeti i LV-së ka pasur kritika edhe për BE-në.

Sipas tij, nuk është e drejt ndërlidhja e liberalizimit të vizave me procesin e dialogut me Serbinë.

Lajme të ngjashme