Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës - NACIONALE

Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se e ka parë draft-statutin e Asociacionit të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

Abazi në ATV ka thënë se po të ishte në favor të Kosovës do të publikohej drafti.

Pyetja thelbësore është, pse duhet me ardhë Lajçaku me na fol për draft-statutin. Herën e fundit Kurti tha Lajçaku është pro-Serbisë dhe nuk përfaqëson BE-në. Nuk është e rëndësishme aspak tani përmbajtja e draftit. Po të ishte në favor të Kosovës, sigurisht që do të kishte rrjedhë, do të kishte dalë, por të gjithë janë të frikësuar. Kurti ka ardhë në pushtet kundër këtij Asociacioni.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur se e ka parë draftin dhe se pika 7 dhe 10 janë në kundërshtim me Kushtetutën.

E kam parë draft-statutin evropian. Në pikën 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës. Pika 7 dhe pika 10 janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme