AAK-ja e zgjedh Ardian Gjinin bartës të listës për zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

AAK-ja e zgjedh Ardian Gjinin bartës të listës për zgjedhjet e 7 qershorit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë.

Këshilli aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin si bartës të listës zgjedhore, si dhe listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të Rifat Stojkajt, anëtar i partisë që ndërroi jetë sot.

U aprovuan gjithashtu ndryshime statutare, me synim rritjen e transparencës dhe dinamizmit të brendshëm të partisë.

Kuvendi Zgjedhor i AAK-së është caktuar për më 24 maj.

Kryetari Ramush Haradinaj dhe anëtarët diskutuan edhe mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme