AAK vendosë një abetare të madhe para objektit të MASHT-it - NACIONALE

AAK vendosë një abetare të madhe para objektit të MASHT-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë nga Aleanca e të Rinjve të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave të mësimdhënësve.

Ata kanë vendosur para Ministrisë një pankartë me abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri që filloj të përdoret nga ky vit shkollor.E

E mësimdhënësit kosovarë tashmë kanë hyrë në javën e katërt të grevës së përgjithshme.

Kërkesa e tyre bazike është marrja e shumës prej 100 eurove për çdo mësimdhënës deri në realizimin e Ligjit të Pagave.

Kjo kërkesë disa herë është refuzuar nga ana e ekzekutivit kosovar. Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar se SBASHK-u përmes grevës po tenton t’i bëj presion Qeverisë.

Lajme të ngjashme