AAK s’u ftua në takimet për presidentin, Gjini: S’e kemi pasë plan me shku - NACIONALE

AAK s’u ftua në takimet për presidentin, Gjini: S’e kemi pasë plan me shku

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur në lidhje me takimet për presidentin dhe mungesën e kësaj partie.

Ai në Rubikon ka deklaruar se mungesa e ftesës nga kryeministri Albin Kurti mund të ketë ndodhur për arsye të ndryshme.

Megjithatë, ai shtoi se nuk e kanë pasur në plan që të shkojnë.

“Mundet me ndodh që intencat tona i kemi tregu pak më herët se që ka qenë e nevojshme, por nuk e kemi pasë në plan me shku kështu e ashtu në një takim të tillë. Arsyet pse nuk na ka thirrë mund të jenë të ndryshme, është punë e tij. Nuk kemi pasë kurrfarë interesi me shku në takim”, tha ai.

Lajme të ngjashme