AAK: Qeveria i ka gënjyer të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publik për Ligjin e Pagave
Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka gënjyer të gjithë zyrtarët publikë dhe qytetarët duke iu thënë që do ta sjellin Ligjin e pagave të cilin nuk e ka sjellë.
Në një konferencë për media, Tahiri tha se mbi të gjitha ata nuk e kanë vendosur në buxhet vijën e cila do ta fut në zbatim ligjin, dhe njëkohësisht vlerën e koeficientit.
“E kanë luajtu një lojë shumë të ulët, duke mos e sjellë ligjin e pagave paraprakisht në mënyrë që të thonë se në buxhet të vitit 2023 nuk mundemi që ta fusim buxhetin, ligjin e pagave dhe koeficientin për shkak se nuk është miratuar ligji. Ky është njëra nga mashtrimet më të mëdha që që kjo qeveri u bënë 80 mijë familjeve”, është shpehur Tahiri në Konferencë.
Tutje, Tahiri ka thënë se ata si grup paralamentarë kanë marrë vendim që të prezantojnë një amandament ku propozojnë rritjen për 30 për qind të pagave të zyrtarëve publik në të gjitha nivelet.
“Kemi marrë vendim që të prezantojmë një amandamet në këtë buxhet i cili lidhet drejtëpërdrejtë me nevojën për ngritje lineare të pagave të zyrtarëve publik në të gjitha nivelet 30 për qind përveq të emruarve politik”, ka thënë Tahiri
Ai tutje ka thënë se është një goditje e madhe që u jepet njerëzve të cilët me rrogën e tyre nuk munden as pushimin e drekës ta kryejnë e le më diçka tjetër.
Në anën tjetër, në këtë konferencë mori pjesë dhe foli edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili poashtu tha se kjo Qeveri ka mashtruar qytetarët dhe zyrtarët publikë duke mos iu përmbajtur premtimit dhe rezolutës që e kanë përkrahur në kuvend për ligjin e pagave.
“Kanë kaluar të gjitha afatet dhe në leximin e parë buxhetor në komisionin per buxhet askund nuk shifet ligji i pagave, ngritja e pagave përpos një kontigjenti që ka dashur Qeveria për ta shitur dhe për të gënjyer zyrtarët publikë është prej 70 milionë eurove një kontigjent që e ka paraparë për rekrutim të 10 mijë vendeve të zyrtarëve që më vite nuk janë rekrutuar”, ka thënë Lekaj.