AAK për përzgjedhjen e ambasadorëvë të jashtëligjshëm: Do t’i drejtohemi Gjykatës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për përzgjedhjen e ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme.
Në këtë komision ku Kadrijaj është anëtare e komisionit, thotë se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur voten e tyre.
E sipas Kadrijajt, kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
“Këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në Neë York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj”, ka thënë ajo.
Kadrijaj tha se për këtë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe zyrës ligjore në këtë institucion, për interpretim dhe anulim të këtyre vendimeve.
Sipas saj, lënda po përgatitet për padi në gjykatë.